Bërnabiq kërkon falje ku Kosova u cilësua Republikë: Nuk munda të flija mbrëmë
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka kërkuar falje pasi në ueb-faqen e Qeverisë ku në përkthimin në anglisht shkruhej “Republika e Kosovës”.
Bërnabiq ka thënë se nuk e ka mund të bëjë gjumë për këtë lëshim, duke thënë se i vjen keq që opozita po e përdorë për të fituar poenë politikë.
“Dua t'u kërkoj falje të gjithë qytetarëve tanë që një gabim kaq i rëndë është shfaqur në ueb faqen e Qeverisë së Republikës së Serbisë. Menjëherë e hoqëm atë faqe, ishte, ka pasur një gabim, përgjegjësia është e ekipit të internetit të qeverisë dhe shërbimit të shtypit. Ne kontrolluam se për çfarë bëhej fjalë, ishte një gabim i rëndë dhe i pafalshëm i përkthyeses.” – ka thënë Brnabiq, shkruan Danas.
“Nuk munda të flija mbrëmë, nuk e di se çfarë po bëj, nuk mund të vras veten për këtë. Por më vjen keq që po përdoret nga opozita politike për të fituar disa pikë politike.” – u shpreh Brnabiq.
Ajo shtoi se ky përkthyes si magjistër i gjuhës angleze punon në Qeverinë e Serbisë që nga viti 2001 dhe se gabimi është i tij, por edhe i disa personave të tjerë që siç thotë ai e publikojnë në uebfaqe pa e kontrolluar.
