Berisha: Vullneti i qytetarëve po na e forcon bindjen se më 9 shkurti fitorja do të jetë e PDK-së
Kandidatja e PDK-së për deputete, Aurora Berisha, ka vazhduar takimet me qytetarët.
Ajo ka bërë me dije se vullneti i qytetarëve për ta bërë Kosovën më të mirë po ua forcon bindjen se më 9 shkurti fitorja do të jetë e PDK-së.
“Javën e tretë të fushatës zgjedhore e fillova me energji të jashtëzakonshme me disa takime. Me profesoreshat e shollës së mesme teknike e prezantova programin e PDK-së, i cili parasheh fuqizimin e gruas në shoqërinë tonë. Më pas, vazhdova takimet me banorët e Sankocit dhe Zabelit të Epërm. Energjia dhe vullneti i qytetarëve për ta bërë Kosovën më të mirë po na e forcon bindjen se më 9 shkurti fitorja do të jetë e PDK-së”, ka shkruar Berisha.
(Pjesë speciale e marketingut)