Berisha: Përkrahja e elektoratit është frymëzim për rrugën tonë drejt një Kosove më të mirë - NACIONALE

Berisha: Përkrahja e elektoratit është frymëzim për rrugën tonë drejt një Kosove më të mirë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidatja e PDK-së për deputete, Aurora Berisha, ka vazhduar takimet me elektoratin e PDK-së.

Ajo sonte ka marrë pjesë në një takim në fshatin Negroc të Drenasit.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se përkrahja e elektoratit është frymëzim për të vazhduar rrugën përpara.

“Sonte, në Negroc të bacit Jakup Krasniqi, gjetëm mbështetjen dhe kurajën për të vazhduar rrugën tonë drejt një Kosove më të mirë. Ky mobilizim dhe kjo përkrahje janë një frymëzim për rrugën tonë të pandalshme drejt një Kosove më të mirë. Faleminderit nga zemra, Negroc!”, ka shkruar Berisha.

Lajme të ngjashme