Berisha për situatën në veri: Qeveria ka hy në një mal pa sakicë
Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka mbajtur sot një konferencë për media për situatën e krijuar në veri.
Ai ka thënë se paftësia e Qeverisë dhe pushtetit e ka tensionuar situatën pasiqë temat teknike i kanë kthyer në ato të sigurisë.
Berisha tutje ka thënë se gjendja në veri është shqetësuese dhe kërkon reagim serioz nga institucionet përgjegjëse të shtetit.
Tutje ai ka thënë se “Qeveria ka hyrë në një mal pa sakicë, dhe tash kjo gjendje duhet me u zgjidh, nuk pajotohemi të mbetet kështu si është”.
“Gjendja në veriun e Kosovës është shqetësuese dhe kërkon reagim serioz nga institucionet përgjegjëse të shtetit tonë. Popullin dhe Policinë e Kosovës nuk e trembin bandat dhe manovrimet që po bëhen në atë pjesë të Kosovës. Për shumë vite ne kemi punuar për paqe dhe siguri në të gjithë Kosovën. Paaftësia e qeverisë dhe gjithë këtij pushteti e kanë krijuar një gjendje të tensionuar të panevojshme me tema teknike të cilat i kanë kthyer në tema të sigurisë. Nuk duhet që të pranojmë këtë gjëndje që është krijuar tash. Barrikadat duhet të hiqen nga policia dhe KFOR-i bashkë. Ne e kemi Qeverinë që ka hy në një mal pa sakicë, dhe tash kjo gjendje duhet me u zgjidh, nuk pajotohemi të mbetet kështu si është”, ka thënë Berisha në konferencë.
