Berisha “me gjithë zemër” i dëshiron shërim të plotë Fatos Nanos - NACIONALE

Berisha “me gjithë zemër” i dëshiron shërim të plotë Fatos Nanos

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i ka uruar shërbim të shpejt dhe të plotë ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nanos, i cili po përballet me vështirësi të mëdha shëndetësore.

Berisha, i cili dikur e kishte rival politik Nanon, ka thënë se me gjithë zemër uron shërimin e ish-liderit socialist.

Edhe në këtë rast, Berisha nuk ka lënë pa e akuzuar kryeministrin aktual Edi Rama se po e përdor politikisht figurën e Nanos.

Me gjithë sinqeritetin dhe me gjithë zemër, i uroj Fatos Nanos, shërim të shpejtë dhe të plotë. Ta kalojë këtë situatë jo të lehtë dhe të rikthehet në familjen e tij. Nuk dua të shkoj më tej, se po të shkoj më tej, do të dënoja me ashpërsinë më të madhe fasadën e Jagos, se nëse kishte një Jago, Edi Rama ishte Jago i Fatos Nanos, të themi të vërtetën. Nuk ka moment fatkeqësie që Edi Rama të mos e përdorë për qëllime të veta”, ka thënë Berisha.

Në fillim të viteve ’90, Berisha e kishte burgosur Fatos Nanon.

Lajme të ngjashme