Berisha lavdëron Krasniqin: Gjatë udhëheqjes së tij, PDK u ringrit, u modernizua dhe u bë shembull i organizimit
Ish-kandidatja për deputete e PDK-së, Aurora Berisha, e ka falënderuar Memli Krasniqin për kontributin e madh në këtë parti.
Ajo ka vlerësuar se gjatë udhëheqjes së Krasniqit PDK-ja është ngritur, modernizuar dhe është bërë shembull i organizimit.
Në profilin e saj në “Facebook”, Berisha ka shkruar se Krasniqi ka sjell një vizion të ri në PDK.
“Mirënjohje dhe respekt i pafund për Kryetarin Memli Krasniqi. Me mençuri, përkushtim dhe vendosmëri, ai e ktheu partinë tonë në një forcë të respektuar dhe të fuqishme. Gjatë udhëheqjes së tij, PDK u ringrit, u modernizua dhe u bë shembull i organizimit dhe i punës me vizion. Ai solli frymë të re, energji pozitive dhe besim të palëkundur se PDK është shtëpia politike e njerëzve që besojnë në zhvillim, dinjitet dhe vlera. Për mua, ka qenë nder dhe privilegj të jem pjesë e këtij rrugëtimi dhe të punoj nën udhëheqjen e tij. Faleminderit për gjithçka, Kryetar”, ka shkruar ajo.