Berisha, Kurtit: Veriu i Kosovës nuk është livadh i Dimal Bashës
Zyrtari i Nismës, Zafir Berisha, e ka bërë përgjegjës kryeministri Albin Kurti për situatën në veri.
Ai ka thënë se sjellja e Kurti ndaj situatës në këtë pjesë të vendit është infantile.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se veri i Kosovës nuk është livadhi Dimal Bashës.
Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë nuk bëhet shteti.
“Gjithqysh bëhet shteti, vetëm kështu JO! Cili ishte qëllimi i Albinit, i cili me veprimet e veta bëri që 17% e territorit të Kosovës të kaloj në duart e njerzve të armatusur nga Serbia dhe Rusia!? Veri i Kosovës nuk është livadhi Dimal Bashës që me u sjellën si infantil, siç po sillen. A është në dijeni Albini se politika “largëpamse dhe vizionare” e tij, ka bër që një pjesë e Kosovës të okupohet nga bandat armatosura serbo-ruse, për të cilën po flasin edhe raportet vendore dhe ndëkombëtare, ndërsa ky vazhdon me deklarata populliste si ushqim për hijenat e sektit të tij politik", ka shkruar Berisha.
Me tej, ai ka bërë me dije se gjendja në atë pjesë të vendit është jashtë kontrollit të institucioneve, duke shtuar se atmosfera është në pragë të shpërthimit të një konflikti të armatosur.
“Nuk shkohet në mal pa sopat thot një falë popullore. Raportimet e mediave tregojn se njerzë të armatosur dhe me maska kindapojn qytetarë, fati i të cilëve nuk dihet edhe pse thuhet se po dērgohen në Serbi. Themelimi i një grupi të unitetit kombëtar nga të gjitha forcat politike dhe kordinimi me seriozitet më të madhë me partnerët ndërkombëtar është urgjente, për ta pëballuar situatën që është krijuar në atë pjesë të vendit.Injoranca dhe arroganca e treguar deri sot nga regjimi i Albinit, vetëm sa e dëmton atë që është arritur me shumë mund, që nga pas lufta në Kosovë”, ka shkruar Berisha.