Berisha i AAK-së: Në koordinim me Listën Serbe, Vetëvendosje përjashtoi veteranët nga Ligji - NACIONALE

Berisha i AAK-së: Në koordinim me Listën Serbe, Vetëvendosje përjashtoi veteranët nga Ligji

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka reaguar pas publikimit të përgjimit të Nacionales, ku protagoniste kryesore është shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

Berisha ka thënë se Vetëvendosje dhe Lista Serbë janë dakorduar për t’i lënë jashtë Ligjit veteranët e UÇK-së.

"Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe dakordohen për t'i lënë jasht Ligjit veteranët e luftës së UÇK-së.” – ka shkruar ai.

Postimi i plotë në Facebook:

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe dakordohen për t'i lënë jasht Ligjit veteranët e luftës së UÇK-së.

Goxha fort i kemi pasë thy dhëmbët tu i mbrojtë veteranët. Boll shumë e kishit pasë votu Jugosllavinë.

Anakronike, mashtrim apo realitet i hidhur...

Lajme të ngjashme