Berisha e quan kryeministrin trap: Serbia po përfiton investime amerikane, Kurti po tregon filma
Zyrtari i Nismës, Zafir Berisha, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti se serbët i kanë hequr barrikadat nga frika.
Ai e ka quajtur kryeministrin e Kosovës trap, duke thënë se nuk e kupton se në cilën kohë po jeton ai.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se derisa Serbia përfiton investime amerikane 1 miliard dollarë, kryeministri Kurti po vazhdon të tregojë filma për trushpërlar.
“Derisa Serbia përfiton investime amerikane 1 miliard dollarë, ky trapi ynë vazhdon të tregoj filma për trushpërlar “nga friga serbët i hoqën barrigadat”, dmth paska pasur namin me bë. Nuk po e kuptoj në cilën kohë është duke jetu ky trap? A është duke parë se si po lëvizin gjërat dhe gjeopolitika apo po vazhdon të fantazoi filozofin nazist Alexander Dugin?”, ka shkruar Berisha.