Behrami: PDK nuk shkon më në zyrën e Kurtit për takime, propozimi i Konjufcës e ka mbyllur derën - NACIONALE

Behrami: PDK nuk shkon më në zyrën e Kurtit për takime, propozimi i Konjufcës e ka mbyllur derën

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka deklaruar se partia e tij nuk do të zhvillojë më takime me kryeministrin Albin Kurti.

Ai ka bërë me dje se propozimi i Glauk Konjufcës për president e ka mbyllur derën për marrëveshje politike.

Sipas tij, PDK-ja ka kërkuar marrëveshjeje politike me VV-në për këtë çështje.

“Ne nuk shkojmë fare në zyrë te Albin Kurti. Me pozicionimin e Glauk Konjufcës, ai i ka mbyllur dyert. Kërkesa jonë ka qenë e qartë që të kemi një marrëveshje politike me VV-në, përmes së cilës PDK-ja e ka të drejtën të propozojë një kandidat, i cili jo domosdoshmërisht duhet ta ketë librezën e PDK-së”, është shprehur Behrami për RTV21.

Lajme të ngjashme