Bëhet i gjallë UNMIK-u: Mirëpresim masat për shtensionimin e situatës në veri - NACIONALE

Bëhet i gjallë UNMIK-u: Mirëpresim masat për shtensionimin e situatës në veri

3 vjet më parë

nga Elmedina Ballazhi

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe shefja e Misionit të OKB’së (UNMIK) në Kosovë, Karolina Ziade, i ka mirëpritur të gjitha masat për shtensionim të tensioneve në veri të Kosovës, përfshirë edhe heqjen e barrikadave, ka njoftuar misioni i UNMIK’ut në Kosovë, përcjell Nacionale.

Ajo ka pranuar se përpjekjet e mundimshme të të gjitha palëve, përfshirë edhe partnerët ndërkombëtarë, për të garantuar sigurinë e popullit të Kosovës në të gjitha komunitetet.

Tutje në njoftim thuhet se përfaqësuesja Ziaden, thekson rëndësinë e mbajtjes së zotimeve dhe rifillimit të bisedimeve për adresimin e plotë të çështjeve të pazgjidhura dhe normalizimin e marrëdhënieve pa vonesë.

Ajo, gjithashtu ka shprehur vlerësimin e saj për vendosmërinë e palëkundur të partnerëve ndërkombëtarë për të nxitur dialogun në ndjekjen e tyre të sigurisë dhe stabilitetit, në respekt të plotë të mandateve të tyre.

Lajme të ngjashme