Begaj flet për situatën në Kosovë: Kam bërë një thirrje vëllazërore për durim dhe maturi - NACIONALE

Begaj flet për situatën në Kosovë: Kam bërë një thirrje vëllazërore për durim dhe maturi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka folur për situatën e krijuar në veri të Kosovës, duke thënë se është në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kosovare.

Begaj në një konferencë me homologun e tij estonez ka thënë se Shqipëria ka shprehur mbështetje për Kosovën.

Komunikimi im me Kosovën është i vazhdueshëm, me autoritetet më të larta, me komandantin e KFOR dhe me presidentët rajonalë. Kam shprehur mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën dhe kam vënë theksin te zbatimi i marrëveshjeve të dakordësuara publikisht, e përsëris që për mua sovraniteti i Republikës së Kosovës është i padiskutueshëm dhe ndërtimi i institucioneve demokratike atje është i domosdoshëm.” – ka thënë Begaj.

Ai tutje është shprehur se ka bërë thirrje vëllazërore për autoritetet e Kosovës që të kenë durim, maturi dhe koordinim me partnerët strategjik.

Kam bërë një thirrje vëllazërore për autoritetet e Kosovës që të kenë durim, maturi dhe duhet të koordinohen me partnerët tanë strategjikë. Dhuna nuk është zgjidhja, konflikti i dhunshëm nuk duhet të jetë asnjëherë opsion, i vetmi opsion duhet të jetë dialogu.” – ka thënë Begaj, raporton Tv Klan.

Lajme të ngjashme