Bedri Hamza për kandidaturën për kryeministër: Është nderi më i madh që mu ka bërë
Kandidati i PDK-së për kryeministër dhe njëherësh kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka dhënë intervistën e parë pas zyrtarizmit të kandidaturës së tij për udhëheqës të qeverisë.
Në Klan Kosova, Hamza ka falënderuar kreun e PDK-së, Memli Krasnin dhe gjithë struktura e PDK-së për mbështetje të pa rezervë.
“Dëshiroj që ta falënderoj zotëri Krasniqin, mikun tim Memlin për shumë vite që ka qenë i pari që ai në mënyrë zyrtare në tavolinë e ka hap këtë bisedë me mu. Dëshiroj me i falënderuar të gjitha strukturat e PDK-së për mbështetje të pa rezervë. Dhe pas bisedave për një kohë të caktuar kemi ardh në një përfundim që unë të jem kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës.” – ka thënë Hamza.
Ai tutje ka thënë se kandidatura për kryeministër për të është nderi më i madh që ju ka bërë, duke shtuar që është edhe përgjegjësi.
“Ky është nderi më i madh që mu ka bo, që unë ta përfaqësoj, unë të garojë për kryeministër nga PDK-ja. Përtej që e konsideroj si nderë e marr edhe si përgjithësi, të cilën do ta kryej me punë, me dinamikë, me përkushtim, me besojë në sukses, në rezultat, sepse gjithë jetën time kam punu, kam investu për me pas sukses edhe me mbërri rezultat.” – ka thënë ai.
Tutje Hamza është shprehur se kjo punë do angazhim dhe ekipe, gjithashtu edhe njerëz profesional, por që sipas tij nuk i mungojnë.
“Kjo punë nuk bëhet vetëm, kjo punë do angazhim, do ekip, do njerëz profesional rreth vetës, që mua nuk me mungojnë, edhe brenda PDK-së, por unë jam i hapur për të gjitha ata që e shohin vetën si pjesë të këtij projekti që të bashkohen në këtë rrugëtim dhe zakonisht nuk ju tham njerëzve hajde me mu e pastaj rri qatje, jo hajde me mu rrugëtojmë bashk, dhe pastoj sigurisht që do të qeverisim bashk.” – ka thënë ai ndër të tjera.