BE pas komenteve te Kurtit e Bislimit: S’merremi me komente të përditshme, kush tha, çfarë tha - NACIONALE

BE pas komenteve te Kurtit e Bislimit: S’merremi me komente të përditshme, kush tha, çfarë tha

3 vjet më parë

nga Leonitë Demaku

Bashkimi Evropian është deklaruar edhe një herë në lidhje me situatën e krijuar pas kidnapimit të tre zyrtarëve policorë kosovarë nga Policia e Serbisë, duke thënë se po e ndjekin situatën nga afër, derisa është bërë thirrje edhe një herë për deeskalim të situatës. Ai e bëri të qartë që BE-ja, s'do të merret me komentet publike të përditshme

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në një konferene për media, deklaroi se në lidhje me çështjen janë duke qëndruar në komunikim edhe me misionin e NATO-s në Kosovë.

“Kjo është një çështje që po e shohim nga afër. Jemi në komunikim me dy palët, si dhe me KFOR-in, për të marrë vesh se çfarë ndodhi, dhe si ndodhi. U bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim dhe bëjmë thirrje për deeskalim të situatës menjëherë.” – u shpreh ai.

Masat

Stano ka folur edhe një herë për masat e paralajmruara ndaj Kosovës, në rast se nuk zgjidhet situate, kur u pyet se a mund të ndikojë kjo në procesin e liberalizimit të vizave.

“Siç e thash dje, nuk janë sanksione, janë masa. Këto janë instrumente që po i përdorim që BE-ja është serioze në pritshmëritë e saj për deeskalimin. Kur është fjala te lidhja me Kosovën, ne ende presim nga kryeministri Kurti që t’i implementojë hapat e nevojshëm për deeskalim.” – tha ai.

Megjithatë, Stano bëri të ditur se masat mund kanë të bëjnë me shtyerje të vizitave, por nuk dha detaje të tjera.

“Këto masa mund të kthehen, kanë të bëjnë me shtyrje të vizitave, apo organizimeve të planifikuara. Unë nuk do të hyj në detaje, pala kosovare është shumë mirë e informuar për pritshmëritë e BE-së, këto masa nuk janë diçka që BE-ja do t’i merrte, por janë të nevojshme për shkak se deri më tani nuk kemi parë... nuk kemi parë hapa domethënës për deeskalimin e situatës.” – ka deklaruar ai.

Thirrja për palët

Stano deklaroi se nuk mund të merren me deklarata publike të të dyja palëve, dhe se këto, duhet të bëjnë “sjellje evropiane” e mos ta drejtojnë gishtin nga palët tjera.

“Për të arritur deri atje, nga BE-ja pritet që të gjejë zgjidhje. Sjelljet e BE-së kanë të bëjnë me konsensus dhe kompromis, jo të ketë situata konstante që për shkak të hapave unilateral kemi krizë pas krize, që po tentojmë t’i zgjidhim.” – tha ai.

Zëdhënësi evropian përmendi kryeministrin Kurti dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi, duke thënë se kanë shumë platforma ku mund t’i ngrisin problemet duke iu drejtuar palës së BE-së, por se nuk do të përfshihen në “komente të përditshme”.

“Ne nuk mund të përfshihemi në komente të përditshmve, kush tha, çfarë tha. Ka shumë platforma për kryeministrin Kurtin, zëvendësin e tij, edhe për palën serbe, që të ngrisin problemet që kanë me BE-në, me palën e BE-së.” – ka thënë ai.

Çka ndodhi dje?

Të mërkurën, xhandarmëria serbe, dyshohet se kidnapoi tre zyrtarë policorë në pikën kufitare me Serbinë në veri të vendit.

Sipas Policisë së Kosovës, xhandarmëria serbe është futur 300 metra në territorin e Kosovës.

Policia e Kosovës (PK), në këtë rast njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyre në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë. Sot, në mesditë nga njësiti policor i cili ishte në përbërje prej tre zyrtarëve kufitar, kanë njoftuar se në afërsi të pikës statike kanë vërejtur person/a të maskuar dhe të armatosur, me këtë rast në drejtim të kësaj pike në asistencë janë nisur njësi shtesë të PK-së.” – është thënë në komunikatën e policisë.

Faktori ndërkombëtar ende nuk ka reaguar në lidhje me këto zhvillime, duke i pritur informacionet e KFOR-it rreth situatës.

Lajme të ngjashme