Kurti dhe Sveçla: Nuk e dimë se ku janë duke u mbajtur policët e kidnapuar - NACIONALE

Kurti dhe Sveçla: Nuk e dimë se ku janë duke u mbajtur policët e kidnapuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë bërë të ditur se nuk janë në dijeni se ku gjendet tre policët e kidnapuar nga policia e Serbisë.

Kurti ka thënë se janë në kontakt me udhëheqësin e Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Jetish Jasharin për policët.

Me Jetish Jasharin që është udhëheqës i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd jemi në kontakt për të bërë vizita në burgjet ku po mbahen policët tanë.” – ka thënë Kurti.

Gjithashtu, as Sveçla nuk e di se ku janë tre policët.

Prandaj nuk dimë se ku janë duke u mbajtur policët. Serbia qartazi është një vend jo demokratik dhe nuk brengoset fort as për liritë dhe të drejtat e të burgosurve, as për familajrët e tyre, as për fqinjësi të mirë, as për deeskalim të situatës aktuale. Gjtha këto informata janë duke u ndarë në vazhdimësi me partneret tanë, edhe kur isha aty, kishte pjesëtarë të KFOR-it, të cilët poashtu hetonin rastin, mund të them që për sa i takon terrenit, të dhënat po na përputhen, por presim deklarim zyrtar të tyre.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme