BE-ja e përsërit se duhet të zbatohet marrëveshja për Asociacionin
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka folur edhe njëherë për çështjen e Asociacionit.
Ai në një përgjigje me shkrim për RTK-në, ka thënë se BE-ja kërkon që të shtyhet përpara çështja e dialogut dhe marrëveshjet e arritura.
Stano, tutje ka thënë se ndër to është edhe formimi i Asociacionit.
“Unë vetëm mund të ritheksoj urgjencën që BE i kushton për të çuar përpara dialogun dhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura, ndёrsa formimi i Asociacionit ёshtё njё prej tyre”, ka theksuar ai.
Ndër të tjera, Zëdhënësi Stano, ka konfirmuar se qëndrimi i Brukselit nё lidhje me formimin e Asociacionit tё komunave me shumicё serbe nё Kosovё mbetet i pandryshuar dhe se i njëjti ёshtё përsëritur disa herё edhe publikisht.
Ai ka theksuar se Prishtina ka marrë përsipër si obligim ndërkombëtar për të krijuar Asociacionin andaj sipas tij, Kosovës i takon që të zbatoj këtë vendim.
Kujtojmë se dje, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në mënyrë më eksplicite se asnjëherë në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke thënë praktikisht se mund ta pranonte Asociacionin nëse do të përmbusheshin gjashtë kushte të tij.
“Shteti normal demokratik nuk i diskriminon pakicat por i mbron ato... normalizimi i jashtëm i marrëdhënieve duhet t’i kontribuojë normalizimit të brendshëm.” – ka thënë mes tjerash, kryeministri i Kosovës.

