BE: Kosovës ia kemi bëri të qartë se çka presim, për Vulinin tregon shumë fakti sa rrallë e ftojmë e sa shpesh shkon në Moskë - NACIONALE

BE: Kosovës ia kemi bëri të qartë se çka presim, për Vulinin tregon shumë fakti sa rrallë e ftojmë e sa shpesh shkon në Moskë

2 ditë më parë

nga NACIONALE

Bashkimi Evropian ka ripërsëritur thirrjet ndaj Kosovës sa u përket veprimeve të njëanshme, pas aksionit në katër komunat veriore në veri të vendit. Zëdhënësi Peter Stano ka shprehur shqetësimet edhe në lidhje me takimin e zëvendëskryeministrit serb, Aleksandër Vulin me presidentin rus, Vladimir Putin.

Në një konferencë për media të enjten, ai ka folur mbi këto çështje. Fillimisht, sa i përket Kosovës, Stano ka theksuar se janë në komunikim me autoritetet kosovare.

“Bashkimi Evropian është në komunikim të vazhdueshëm me palën kosovare në nivele dhe formate të ndryshme. Kemi ndarë mesazhet dhe pritshmëritë tona shumë qartë. Nuk do ta përsëris atë që kemi thënë në reagimin tonë javën e kaluar, kur aksioni në veri të Kosovës u krye ndaj disa prej institucioneve që drejtohen nga serbët lokalë atje.” – u shpreh ai, transmeton Nacionale.

Stano tutje ka bërë thirrje te Qeveria e Kosovës që të përmbahet nga veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet, derisa tha se këto çështje, duhet të zgjidhen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE.

“Por pika kryesore është ne kemi një çështje, kemi një situatë dhe shqetësimi ynë kryesor është, mesazhi kryesor për autoritetet e Kosovës që të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara, dhe që mund të kontribuojnë në rritjen e tensioneve dhe eskalimin e situatës.

Ne jemi duke u angazhuar me partnerët në Kosovë, jemi duke shpërndarë këto mesazhe dhe shpresojmë që më në fund t’i zgjidhim këto çështje aty ku u takon, në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.” - u shpreh ai.

Gazetarët kanë pyetur zëdhënësin evropian edhe për takimin Vulin – Putin, ku ai bëri thirrje te Serbia që të përmbahet nga rritja e lidhjeve me Rusinë.

“Kështu, ne presim nga Serbia që të përmbahet nga rritja e lidhjeve dhe kontakteve me Rusinë. Ne presim që të gjithë anëtarët e qeverisë serbe të respektojnë përkushtimin që kanë marrë në mënyrë vullnetare për anëtarësimin në BE, duke përfshirë këtu reshtimin me politikat e jashtme të BE-së. Dhe sërish, mbajtja e lidhjeve, apo edhe rritja e tyre me Serbinë gjatë kohës së agresionit ndaj popullit ukrainas, nuk është i pajtueshëm me vlerat evropiane dhe procesin e anëtarësimit në BE.”

Madje, Stano shtoi se fakti që Vulin shkon shpesh në Moskë, e rrallë në Evropë, tregon shumë.

“Kështu që, ne i shohim me shqetësim veprimet, jo për herë të parë, dhe deklaratat nga Vulin. Mendoj që tregon shumë sa shpesh ai është në Moskë dhe sa rrallë është i ftuar në BE. Sërish, kjo është kundër objektivave të Serbisë për anëtarësim në BE.” – tha ai.

Lajme të ngjashme