BE kërkon të shpallen sa më parë zgjedhjet e parakohshme në veri - NACIONALE

BE kërkon të shpallen sa më parë zgjedhjet e parakohshme në veri

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Të shpallen sa më parë zgjedhjet e parakohshme në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe, ka thënë një zëdhënës i Bashkimit Evropian, siç e citoi portali i TV Dukagjinit, ku zëdhënësi kërkon t’i jepet fund krizës aktuale në pjesën veriore të vendit.

Për më tepër dhe për t’i dhënë fund krizës aktuale, zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejt në të katër komunat dhe të organizohen në mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse. Kjo do të thotë me pjesëmarrjen e plotë dhe të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës. BE-ja ka bërë kërkesa specifike për depërshkallëzimin për të dyja palët (sipas Deklaratës së Përfaqësuesit të Lartë në emër të BE-së të datës 3 qershor, propozimit të Përfaqësuesit të Lartë për të dyja palët më 22 qershor dhe konkluzioneve të Këshillit Evropian të 30 qershor). Në deklaratën e 3 qershorit, të rënë dakord nga të 27 shtetet anëtare, BE tha qartë se ishte e gatshme të merrte masa të vendosura në rast të dështimit për të de-përshkallëzuar”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Lajme të ngjashme