BE-ja e qartë: Puna për Asociacionin duhet të fillojë pa vonesa dhe pa parakushte - NACIONALE

BE-ja e qartë: Puna për Asociacionin duhet të fillojë pa vonesa dhe pa parakushte

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka bërë edhe një herë thirrje që punimet për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të fillojnë pa vonesa dhe parakushte. Çështje të tjera – se si do të duket ai dhe se çfarë statusi do të ketë – sipas tij do të vendosen në procesin e bisedimeve.

Në një konferencë për media para gazetarëve, zëdhënësi evropian sot fillimisht u pyet për arrestimin e tre serbëve në Kosovë për krime lufte.

Kësaj pyetje, ai iu përgjigj si vijon:

“Po e ndjekim situatën nga afër, jemi në kontakt me autoritet përkatëse për të kuptuar plotësisht për zhvillimet e fundit dhe do të reagojmë në kohën e duhur.” – u shpreh ai.

“Sigurisht, që krimet e luftet dhe krimet kundër njerëzimit… është e rëndësishme po punojmë me Kosovën dhe pozicioni ynë mbetet i pandryshueshëm.” – deklaroi tutje Stano.

Asociacioni

Më pas, zëdhënësi i BE-së u pyet për përkrahjen që Gjermania dhe ShBA-ja ia kanë dhënë emisarit për dialogun, Miroslav Lajçak, por duke u përmendur që këto dy shtete kanë deklaruar që Asociacioni duhet të formohet në dakordim me Kushtetutën e Kosovës.

“Ka përkrahje të plotë për ndërmjetësuesin e dialogut nga 27 vendeve anëtare, jo nga ShBA dhe Gjermania, por BE-ja. Pastaj sigurisht partneri ynë, me të cilin po punojmë shumë. Gjermania është anëtare e BE-së, kështu që qëndrimi i BE-së është qëndrimi i Gjermanisë. Kur vjen fjala të Asociacioni, pozicioni i BE-së është i qartë. Është përsëritur disa herë në konkluzime të Këshillit, dhe sërish, së fundi në këtë javë në deklaratën e 27 vendeve anëtare për dialogun Kosovë-Serbi.” – tha Stano.

Tutje, ai u shpreh që formimi i Asociacioni duhet të fillojë pa vonesa dhe paparakushte, gjë që tashmë u është bërë e ditur edhe palëve në dialog.

Mendimi i BE-së, apo pikëpamja dhe pritjet janë që punimet për formimin e Asocoacionit duhet të fillojnë pa vonesa dhe pa parakushte, secila palë e di çfarë duhet të bëjë dhe dihet pozicioni i BE-së…Do të përsëris dy gjëra shumë të rëndësishme: 27 vendet anëtare kanë thënë qartë që punimet për formimin e Asociacionit duhet të fillojnë, çështja se si do të bëhet, në çfarë forme, do të vendoset në dialog. Procesi duhet dhe do të vazhdojë në dialog, jo jashtë, jo në publik, jo në media. Të gjithë e dinë qëndrimin e BE-së, puna ka filluar në një pikë, dhe pritjet e BE-së janë bërë të qarta në deklaratën e kësaj jave.” – tha ai.

Sërish, Stano përsëriti që Asociacioni duhet të ndodhë, por se detajet rreth kësaj marrëveshje, do të vendosen në dialog.

“Formimi i Asociacionit si një obligim që Kosova e ndërmori duhet të ndodhë. Si do të duket, si do të ndodhë, cili do të jetë statusi – këto gjëra pikërisht duhet të vendosen në dialog.” – deklaroi ai.

Lajme të ngjashme