BE: Dialogun Kosovë-Serbi synojmë ta vazhdojmë në tavolinë, jo në pubik e media
Bashkimi Evropian synon që dialogun Kosovë-Serbi ta vazhdojë në tavolinën e bisedimeve, e jo në publik apo media. Një deklaratë e tillë e zëdhënësit Peter Stano vjen pas deklarimeve të shumta pas takimit të 14 qershorit.
Stano në një konferencë para gazetarëve, sot u pyet pikërisht rreth dialogut, duke iu referuar sërish deklaratës që u publikua dje nga 27 vendet anëtare.
“Të gjitha përgjigjet janë në deklaratën e 27 vendeve anëtare. Ato ishin të qarta se çfarë presin nga të dy palët, cila është rruga përpara, kështu që Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë më të mirën që të lëvizin përpara.” – tha fillimisht ai.
Po ashtu, zëdhënësi i BE-së u shpreh që nuk do të bëjnë detaje të ditura, derisa theksoi qartë se synojnë që dialogu të vazhdojë në tavolinën e bisedimeve, e jo në publik po media.
“Nuk do të hymë në detaje, sërish, ne nuk po bëjmë negociata jashtë, ne kemi një dialog të ndërmjetësuar nga BE-ja si platformë veçantë, duam t’i ndihmojnë të gjejnë rrugën dhe kompromiset e nevojshme. BE-ja synon vazhdimin e dialogut në tavolinën e dialogut, jo në publik apo në media.” – tha ai.
Kritikat e Kurtit – “pretendime të pabaza”
Jo shumë ditë pas përfundimit të takimit, Kurti do të dilte në një konferencë për media ku e sulmoi ashpër emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Stano dje para gazetarëve i ka cilësuar si “pretendime të pabaza” deklarimet e Kurtit për Lajçakun.
“Sa i përket deklaratave të Kurtit, ne nuk i komentojmë ato, sidomos kur përmbajnë pretendime të pabaza. Mendoj se shtetet anëtare të BE-së në vazhdimësi e kanë përsëritur shumë qartë mbështetjen e tyre të plotë për përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak, sikur edhe për përfaqësuesin e lartë. Ata plotësisht mbështesin përpjekjet e tyre që Kosovës dhe Serbisë t’iu ndihmohet të arrijnë në fazën kur të normalizojnë raportet mes tyre.” – ka thënë ai.
Ndërkohë, kryeministri Kurti ka thënë se në takimin e 14 shtatorti, Lajçaku ishte pozicionuar kundër Kosovës.
"Unë nuk do të thosha që ka pasur koodinim të BE-së me Serbinë, do të thosha emisari ka pasur koordinim me presidentin e Serbisë. Nuk shpjegohet ndryshe fakti që fshihet mungesa e propozimeve të Serbisë, dhe në anën tjetër shpërfillen propozimet tona. Gjatë gjithë vitit bëj propozime kreative. Serbia s’ka dhënë asnjëherë propozime.” – ishte shprehur ai.
Lajçak nuk është deklaruar rreth këtyre fjalëve të kryeministrit Kurti, por BE-ja doli me një deklaratë për media disa orë më vonë. BE-ja ka lënë të nënkuptohet se Kurti po e rrezikon parimin e konfidencialiteti në dialog, edhe pse pa përmendur emra.
Sipas BE-së, është shqetësuese fakti që situata në veri është ende e tensionuar.
“BE-ja u kujton palëve përgjegjësinë e tyre për të respektuar parimin e konfidencialitetit në Dialog, i cili është një komponent kyç i çdo procesi negociator të ndjeshëm politik. BE-ja mbetet po aq e shqetësuar për mungesën e progresit nga të dyja palët në de-përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës, disa muaj pas shpërthimit të fundit të dhunës që la të plagosur qytetarët, trupat e KFOR-it, forcat e rendit dhe përfaqësuesit e mediave, disa me pasoja të rënda dhe të përhershme.” – thuhej në komunikatë.
