BE-ja e konfirmon raportimin e Nacionales: Nuk do të dërgojmë mision vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit - NACIONALE

BE-ja e konfirmon raportimin e Nacionales: Nuk do të dërgojmë mision vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë e ka konfirmuar raportimin e djeshëm të gazetës Nacionalesse BE-ja nuk do të dërgojë mision vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit.

Në një përgjigje për lajmi.net, kjo Zyra e BE-së në Prishtinë ka bërë me dije se shkaku i kohës së shkurtër nuk do të jetë në gjendje për dërgimin e një misioni të tillë në Prishtinë.

Fatkeqësisht, për shkak të kohës së shkurtër para raundit të ri të zgjedhjeve të përgjithshme, nuk do të jemi në gjendje të dërgojmë një Mision Vëzhgues të Zgjedhjeve ose një Mision Ekspertësh të Zgjedhjeve”, thuhet në përgjigje e zyrës së BE-së për lajmi.net

Sipas BE-së, qëllimi i vëzhgimit diplomatik është të lehtësojë praninë ndërkombëtare gjatë ditës së zgjedhjeve, në koordinim të ngushtë me institucionet e Kosovës përgjegjëse për procesin zgjedhor.

Rekomandimet e dorëzuara së fundmi nga EEM-i i BE-së për zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare në fund të vitit 2025, si dhe rekomandimet e EOM-it për zgjedhjet e përgjithshme të rregullta të mbajtura në shkurt 2025, ofrojnë udhëzime të dobishme mbi mënyrën e përmirësimit të zhvillimit të zgjedhjeve, duke garantuar gjithashtu një proces gjithëpërfshirës”, ka vlerësuar Zyra e BE-së në Prishtinë.

Lajme të ngjashme