Bastisje në Leposaviq, policia konfiskon uniforma të Policisë së Serbisë
Policia e Kosovës sot ka zhvilluar bastisje në Leposaviq.
Gjatë bastisjes, njësitë policore kanë gjetur uniforma të ndryshme, përfshirë ato të policisë serbe.
Lajmin për Gazetën Nacionale e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.
“Rreth 20 palë uniforma të Policisë së Serbisë dhe 2 këmisha të Policisë së Kosovës.” – ka thënë Elshani.