Bashkëshortja e Astrit Deharit i reagon Molliqajt: Po t'ju dhimbsej Astriti do të rrinit në Vetëvendosje - NACIONALE

Bashkëshortja e Astrit Deharit i reagon Molliqajt: Po t'ju dhimbsej Astriti do të rrinit në Vetëvendosje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, deklaroi se ka qenë i vetmi nga figurat publike në Vetëvendosje që ka vizituar aktivistin Astrit Dehari në burg.

Mirëpo, ndaj kësaj deklarate reaguar bashkëshortja e Astrit - Arta Boshtraj-Dehari, duke thënë se një gjë e tillë nuk qëndron.

Ajo shkroi në llogarinë e saj në Facebook se Albin Kurti dhe Liburn Aliu kanë kërkuar nga familjarët që ta vizitojnë Astrit Deharin, mirëpo një gjë e tillë nuk kishte ndodhur sepse në radhë për vizitë ishte lajmëruar Sami Kurteshi.

“Liburn Aliu dhe Albin Kurti, kane qene ne vizite tek ne ne shtepi dhe kane kerkuar nga ne qe ne viziten e radhes te hyne ne liste bashke me familjen per vizit ne burg. Dhe e mbaj mend shume mire qe Nona (Xhemile Dehari), ju ka thane qe ne viziten e rradhes eshte lajmeruar Sami Kurteshi po per vizitat e ardheshme do te i shkruajm emrat per ju. Kete ju ka thone nona Liburnit dhe Albinit”, - ka shkruar Boshtraj-Dehari.

Ajo tha se Molliqaj duhet ta ketë parasysh se këto vizita nuk kanë qenë të mundura pasi që pas dy dite që ata e kanë bërë vizitën e fundit “Astritin e kanë vra në Burg”.

Madje ajo shton se sikur Molliqajt dhe të dalurave nga VV, po sikur të “kishin pasur dhimtë për Astritin” do rrinin në Vetëvendosje.

“Edhe sa per marren qe e permendi e sa per dhimten qe e kane familja, juve si shoke te Astritit qe keni qene veq pak me ju pas dhimt shoku siq edhe po thirreni, kishi nejt ne Levizje ate kohe kur edhe rasti ka qene ne vitin e par te hetimeve, e ndoshta kjo do te kishte ndihmu qe te zbardhej rasti edhe me heret”, - përfundon ajo.

Lajme të ngjashme