Basha: Vuçiqi do ta dërgojë Bernabiqin me nënshkru, sikurse Thaçi Mustafën për Asociacion - NACIONALE

Basha: Vuçiqi do ta dërgojë Bernabiqin me nënshkru, sikurse Thaçi Mustafën për Asociacion

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i VV-së, Dimal Basha ka reaguar pas takimit të mbrëmshëm që është mbajtur në Bruksel ne mes të Kurtit dhe Vuçiq.

Basha përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sikur Kurtit ta refuzonte planin evropian, Borrelli në konferencë për shtyp do ta fajësonte atë.

Një gjë jam i sigurt, që sikur ta refuzonte Kryeministri planin evropian mbrëmë, Borelli shumë shpejtë kish thirr konferencë për shtyp për me fajësu Kryeministrin.” – ka shkruar ai.

Tutje Basha ka thënë se nuk është e vërtetë që të dyja palët kanë qenë konstruktive.

Mirëpo kur Vuçiqi e refuzon, edhe pse Borell tha se është dakord, ai prapë ne konferencë tregonte se si të dy palët kanë qenë konstruktive, kur nuk ishte e vërtetë! Megjithatë, kjo është beteja, dhe nuk habitem që Vuçiqi nesër e çon Bernabiqin me nënshkru, që nesër me thanë “nuk e kam nënshkru unë,” njejtë qysh thojke Hashimi për Isën, “nuk e kam nënshkru unë Asociacionin!” – ka përfunduar Basha.

Lajme të ngjashme