Basha: Procedura e zgjedhjes së Rashqit ka qenë në rregull, tani rrjedhin afatet për formim të Qeverisë - NACIONALE

Basha: Procedura e zgjedhjes së Rashqit ka qenë në rregull, tani rrjedhin afatet për formim të Qeverisë

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka thënë se zgjedhja e Nenad Rashiqit nënkryetar i Kuvendit është kushtetuese.

Pas mbylljes së seancës së sotme, ai ka thënë se procedura e votimit ka qenë në rregull.

Ai ka deklaruar se votimi i Rashiqit ka ndodhur pasi deputetët e Listës Serbe refuzuan ta propozonin atë.

“Procedura ka qenë plotësisht në rregull, siç e dini 9 kandidat janë propozuar dhe janë ezauruar. Pra, secilit kandidat i është dhënë mundësia me u votu nga tri herë. Ka mbetur një kandidat i vetëm. Derisa deputetët refuzuan për ta propozuar kandidatin e dhjetë, atëherë unë me doemos duhet të ua ofrojë mundësinë e barabar”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme