Basha komenton deklaratën e ambasadorit gjerman: Na s’e kena shti lojtarin në fushë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka komentuar deklaratën e ambasadorit gjerman, Jorn Rohde, rreth ndërrimit të kandidatit për kryeparlamentar nga kjo parti.
Sipa Bashës, ambasadori gjerman ka bërë analogji të dobët.
“Lojtari ndrrohet, ata që e kuptojnë futbollin, kur nuk përformon mirë, jo se ta kërkon ekipi kundërshtar.
Na s’kena mbrri as lojtarin në fushë, e ju po thuni duhet me ndrru se ekipi kundërshtar po lypë me ndrru lojtarin.
Analogjia, ata që e kuptojnë futbollin, ka qenë e dobët.
Tregom mua nëse Gjermania shkon e vet ta zëmë trajnerin e Anglisë a me shti qit lojtar në fushë a jo, e me i thanë trajneri i Anglisë jo se s’po më pëlqen” – ka thënë ai, transmeton Nacionale.