Basha i reagon Hysenit: Me juve Radojiçiqi u pas bo kryeministër i veriut, a me Kurtin po duhet me çu n’burg - NACIONALE

Basha i reagon Hysenit: Me juve Radojiçiqi u pas bo kryeministër i veriut, a me Kurtin po duhet me çu n’burg

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka reaguar ndaj deklaratës së ish-kryenegociatorit të Kosovës, Skender Hysenit.

Hyseni në një intervistë ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, që presidenti Aleksandar Vuçiq, ofendon në takime, duke shtuar se nuk e ka dëgjuar asnjëherë Vuçiq duke share apo ofenduar.

Basha pas deklaratës duke ironizuar ndaj Hysenit i ka thënë se Vuçiq nuk i ka share, por vetem ka pas fjalë miradije për ta.

Ai tutje ka shtuar se “me juve Rodojçiçin e ka pas ba kryeministër për veri, a me Albinin po duhet me çu n’burg.”

Postimi i plotë:

Po çfarë t’shame, veç fjalë miradije ka për juve! Nuk shkon takim pa kallzu Vuçiqi sa shumë i mungoni!

Me juve Radojçiçin e ka pas ba kryeministër për veri, a me Albinin po duhet me çu n’burg!

Lajme të ngjashme