Barrikadat vazhdojnë të qëndrojnë dy kilometra larg Merdarës, flasin shoferët e kamionëve - NACIONALE

Barrikadat vazhdojnë të qëndrojnë dy kilometra larg Merdarës, flasin shoferët e kamionëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Po vazhdojnë të qëndrojnë barrikadat e vendosura në anën serbe 2 kilometra larg pikës kufitare në Merdarë.

Siç raporton N1, barrikada është ende e vendosur aty.

Mbrëmë në media kanë dalur pamjet, ku shihej një kamion e një traktor, e disa persona të cilët kanë qëndruar gjatë natës për të bllokuar rrugën.

Ata kanë thënë se janë aty për të mbështetur serbët në Kosovë dhe shtojnë se arsyeja bllokimit të rrugëve është se patriarku nuk lejua të hyjë në Kosovë.

Ndërsa shoferët e kamionëve transportues të mallrave kanë thënë se janë në pritje.

Ne jemi dëm kolateral, kemi kërkuar nga policët që të bisedojnë me njerëzit në barrikada, të kthejnë mallin në pikënisje. Po presim, e nuk dimë çfarë presim, jemi të bllokuar në vendin tonë”, ka thënë shoferi.

Kujtojmë se mërgimtarët u detyruan të ndërrojnë rrugë për shkak të bllokimit të kësaj rruge.

Gjithashtu, barrikadat po vazhdojnë të qëndrojnë edhe në veri të Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka bërë ftesë që të ndiqen rrugë tjera alternative, pasi kjo pikë tashmë është mbyllur.

"Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi t’i përdorni pikat kufitare ne Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit", thuhej në komunikatë të lëshuar mbrëmë nga MPJD.

Nuk dihet se kur do të hapet kjo pikë kufitare.

Lajme të ngjashme