Bajrami: Qeveria po mashtron me shifrat për rritje ekonomike - NACIONALE

Bajrami: Qeveria po mashtron me shifrat për rritje ekonomike

3 javë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami në Debat Plus ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe deputeti, Armend Muja kanë mashtruar për rritjen ekonomike në Kosovë, duke thënë se Kosova është vendi më i varfër.

“Kosova është vendi më i varfër në Evropë, përpos Ukrainës që është që dy vjet në luftë. Kosova është nën sanksione, rrezikon të largohet nga Procesi i Berlinit. Prej vitit 2021, gjatë kësaj qeverisjeje janë rritur çmimet për 22%. Inflacioni ka ra, por nuk kanë rënë çmimet. Qeveria po manipulon e me shifra. Kjo është gënjeshtra e radhës e tyre”, ka thënë Bajrami.

Ajo ka thënë se Kurti sa ishte në opozitë thoshte se kur të bëhej kryeministër do të ulen çmimet, mirëpo sipas saj ndodhi e kundërta.

Jo që nuk ka ndodhur kjo, po qeveria në kurriz të rritjes çmimeve po lavdërohet. Qeveria e ka marr asnjë masë për të ndryshuar këtë gjendje të çmimeve”, ka thënë Bajrami.

Kjo qeveri sipas deputetes Bajrami, mjetet e qytetarëve i ka fut në buxhet dhe pastaj siç është shprehur ajo “i ka shpërndarë në forma të karameleve dhe nuk ka pasur asnjë investim”.

Lajme të ngjashme