Bajrami për shtesat nga 100 euro: Me buxhet të shtetit si instrument fushate VV i mbivendoset opozitës; korrupsion publik - NACIONALE

Bajrami për shtesat nga 100 euro: Me buxhet të shtetit si instrument fushate VV i mbivendoset opozitës; korrupsion publik

1 vit më parë

nga NACIONALE

“Me buxhet të shtetit në duar si instrument fushate ata e vënë veten në pozitë të pabarabartë me të gjitha partitë e tjera që janë në garë – asnjë nga partitë opozitare nuk ka mundësi të tillë”.

Kështu e zbërthen opozitarja më e madhe në rrafshin e ekonomisë në vend, Hykmete Bajrami, krejt atë çka qeveria kosovare bëri sot me vendimin për ndarje nga 100 euro për fëmijët dhe pensionerët.

Për Bajramin s’ka asnjë ekuivoke që vendimi i qeveritar është korrupsion i pastër elektoral – që synon ndikim në vullnetin qytetar mu në prag zgjedhjes duke përdorur buxhetin e shtetit në këtë orvatje elektorale.

Por, përtej zbërthimit të këtyre marifeteve zgjedhore, Bajrami në një bisedë me gazetarin Berat Buzhala, rikujton se një gjë e tillë – përdorimi i buxhetit të shtetit, në këtë rast për efekte elektorale – është i sanksionuar edhe me ligj.

Ligji për Menaxhim të Financave Publike dhe Përgjegjësitë, e potencon që paga duhet të rritet sipas rritjes ekonomike ose eventualisht me u indeksu për normën e inflacionit. Mirëpo edhe sanksionon një gjë të tillë në kohë fushate”, shpjegon ajo.

Deputetja e LDK-së rikujton se janë pikërisht Albin Kurti dhe Hekuran Murati që kanë qenë dy nga denoncuesit më të mëdhenj të qeverive paraprake për rritje pagash në kohëra zgjedhore: dhe, sot, bëjnë të njëjtën – rritje e pagës për 50 euro në fund të janarit përkatësisht një javë para zgjedhjeve, dhe 50 euro tjera në korrik të vitit të ardhshën.

Janë këta vet, pash disa video të kryeministrit kur ka qenë në opozitë por dhe Hekuran Muratit, ku këta akuzonin të tjerët që kanë blerë vota me rritjesh pagash. Në mungesë të efikasitetit të tyre, që nuk kanë mbërri me lanë një shenjë pozitive n ëvend, ne sot nuk i kemi tri projekte të mëdha për një mandat katër vjeçar, mandat i plotë, duke qenë të vetëm pa asnjë parti tjetër në koalicion”, tha Bajrami.

Duke e dhënë dallimin rrënjësor mes qeverisë së shumicës që ka pasur Vetëvendosja dhe qeverive të kaluara që kanë qenë të brishta e me koalicione, Bajrami s’mund të numërojë punë të kryera nga qeverisja e Kurtit.

Vetëvendosja e ka pas komplet planifikim e buxhetin. Nuk ka pasur asnjë nivel të pushtetit që e ka pengu. Për shembull, Komunën e Prishtonës është duke e penguar në çfarëdo mënyre të mundshme dhe joligjore, pikërisht niveli qendror. Është kredia e gatshme për unazën qendrore, dhe veç duhet miratim Ministria e Financave. Dhe sot krjet qytetarët e Prishtinës shpenzojnë disa orë më shumë në trafik se sa do të duhej nëse do ta kishim një projekt të tillë”, tha ajo.

Bajrami duke iu kthyer marifeteve (para)zgjedhore të sotme me buxhet të shtetit, i quan “skemë të korrupsionit punblik” dhe më tej, vijon ajo, “mund ta shohim edhe si panikë”:

Mirëpo jam shumë e sigurt që një skemë e tillë nuk do të funksionojë – parasëgjithash duhet me cilësu ashtu siç është”, tha ajo.

Dhe sot ky doli – pensionistëve që u ka premtu sigurime shëndetësore e s’ua ka ofru kurrë, dhe u tha po ua jap nga 100 euro në këtë fundvit. Gjithashtu fëmijëve, të cilëve nuk u ka ofru asnjë përmirësim në arsim, dul edhe atyne ju tha ‘dhuratë nga 100 euro’. Por, ne dueht ta kemi parasysh që qytetarët e Kosovës i kanë pranu dje faturat e rrymës”, tha ajo.

Lajme të ngjashme