Bajrami për Dejonën: Pa asnjë pozitë intervistohet nga Prokuroria, përveç nëse 273 milionë euro të tenderëve gatuhen në VV - NACIONALE

Bajrami për Dejonën: Pa asnjë pozitë intervistohet nga Prokuroria, përveç nëse 273 milionë euro të tenderëve gatuhen në VV

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka raguar në lidhje me intervistimin e koordinatores për komunitete në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Bajrami ka thënë se Mihali nuk ka asnjë pozitë shtetërore për tu intervistuar nga Prokuroria Speciale.

Janë dy gjëra që po e gërryen ekonominë e Kosovës, dhe ato janë korrupsioni dhe inflacionit. Dhe ai para se me fol për ekonomi, duhet me dal me ia shpjegu qytetarëve të Kosovës se si ka mundësi për një rast të korrupsionit në KEK të intervistohet, qoftë edhe në cilësinë e dëshmitares, një zyrtare e lartë e partisë, qysh është Dejona Mihali.” – ka thënë ajo në emisonin Paradoks.

Tutje Bajrami ka dhënë një version të saj, se pse është thirrur nga prokuroria Mihali, duke shtuar se “veç nëse se 273 milionë euro të tenderëve burimor gatuhen në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Mirëpo qysh ka mundësi një zyrtare e lartë e partisë, e cila nuk ka asnjë pozitë në qeveri, e cila nuk ka asnjë pozitë në KEK, e cila nuk ka asnjë funksion në Qeverinë e Kosovës, as në nivel lokal as në nivel qendror, as në ndërmarrje publike, e të intervistohet, për veç se 273 milionë euro të tenderëve burimor gatuhen në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje.” – ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme