Bajrami kujton disa fjalë të Kurtit: Ai që e shkelë Kushtetutën është superkriminel
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka kujtuar disa fjalë të kryeministrit Albin Kurti, sot kur Gjykata Kushtetuese e shpalli antikushtetues ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Bajrami përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook ka cituar Kurtin.
“Albin Kurti ka thënë ''ai që e shkelë Ligjin është kriminel, e ai që shkelë Kushtetutën është superkriminel'', sot një kabinet qeveritar me plotë të tillë.” – ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur kundërkushtetues Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Albin Kurti ka thënë ''ai që e shkelë Ligjin është kriminel, e ai që shkelë Kushtetutën është superkriminel'', sot një kabinet qeveritar me plotë të tillë.
