Bajram Qerkinaj: Me qenë si Kurti më kish ardhë marre me iu dalë përpara familjarëve të të pagjeturve
Përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Zhdukur në Mitrovicë, Bajram Qerkinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin.
Në një intervistë për KTV-në, ai ka deklaruar se kryeministri Kurti nuk ka bërë asgjë deri më tani për të pagjeturit.
Ai ka deklarur se “Kurti duhet t’i vijë turp t’u dalë përpara familjarëve të të pagjeturëve”, derisa pati kritika edhe për Andin Hotin.
“Në takim me Andinin, ai vetë më tha që duhet ta mbrojë edhe Qeverinë. Kurtin e ka kapluar ajo se çfarë kanë partitë tjera. Po o zotëri, ti çfarë ke bërë për këta persona? Mua më kish ardhë marre me qenë si Kurti me u dalë përpara familjarëve të të pagjeturve.” – ka deklaruar ai.
Veç kësaj, Qerkinaj ka deklaruar se nuk kanë komunikim me qeverinë, derisa pati fjalë edhe për zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.
“Bislimi e ka marrë detyrën që do të flasë për këtë çështje. Ai nuk e ka mbajtur as grupin punues e as komisionin qeveritar. Sepse s’ka çka flet, brenda në Kosovë nuk ka bërë kurrgjë. Një takim nuk e ka mbajtur me familjarët e të të pagjeturve. Një herë e pata takuar kur e kam kritikuar, më pati thënë se derën çelë e ki sa herë që do dhe kurrë s’e kam pa më.” – tha ai.