Bahtiri: Qeveria Kurti do të arrijë me sukses ta zmbraps këtë asociacion, kërkoj nga opozita që të bëhemi një - NACIONALE

Bahtiri: Qeveria Kurti do të arrijë me sukses ta zmbraps këtë asociacion, kërkoj nga opozita që të bëhemi një

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri është shprehur kundër Asociacionit, duke thënë se Kosova është shtet multietnik dhe nëse ndahemi me asociacione me përkatësi etnike, nuk ka më multietnicitet.

Bahtiri ka thënë se ne kemi Asociacion të Komunave të Kosovës dhe marrin pjesë edhe kryetarët e komunave me shumicë serbe.

Asociacioni nuk kalon! Kosova është shteti multietnik, andaj nëse ndahemi me asociacione me përkatësi etnike, nuk ka më multietnicitet. Ne e kemi asociacionin e komunave të Kosovës, ku marrin pjesë edhe kryetarët e komunave me shumicë serbe, andaj Vuçiqi nuk ka nevojë të dirigjojë e as të udhëheq në shtetin tonë përmes asociacionit të cilin po tenton ta themelojë në shtetin tonë.” – ka shkruar Bahtiri.

Ai gjithashtu ka thënë se Qeveria Kurti do të arrijë me sukses ta zmbrapsë këtë asociacion.

Unë mendoj se Qeveria Kurti do të arrijë me sukses ta zmbrapsë këtë asociacion, prandaj kërkoj nga opozita që të bëhemi një, të jemi më të bashkuar se kurrë, kur dihet se përballë e kemi Serbinë gjenocidale, shtetin që është munduar të na shtypë ndër vite me të gjitha kapacitetet e saj.” – ka përfunduar ai.

Lajme të ngjashme