Babai rreh vajzën në mes të Prishtinës (Video)
Një burrë është parë duke rrahur një vajzë të mitur gjatë ditës së sotme në njërin nga parqet e kryeqytetit, përkatësisht në pjesën e njohur si “Tokbashqe”.
Lexues të gazetës Nacionale, kanë dërguar pamje të rënda nga kjo ndodhi.
Në videon e siguruar, vajza e cila goditet disa herë duket se thotë “baba”, duke iu përgjëruar që të ndalojë.
Përpos dhunës së ushtruar, e mitura vazhdon t’i shkojë pas babait dhunues.
Detaje të tjera rreth rastit nuk janë bërë ende me dije.
Policia e Kosovës e kishte arrestuar të dyshuarin, por pasi e kishte intervistuar atë, e liroi në procedurë të rregullt.
"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka kryer veprën penale të lartëcekur. Lidhur me rastin është kontaktuar dhe QPS, në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt", thuhet në raportin e Policisë.
Më poshtë mund të gjeni videon:
Paralajmërim - PAMJE TË RËNDA