Azemi për vlerën e koeficientit: Punëtorët u zhgënjyen nga Qeveria Kurti
Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, sot ka mbajtur një konferencë për media.
Ai përmes kësaj konference ka paraqitur shqetësimin në lidhje me përcaktimin e koeficientit prej 105 euro.
Azemi ka thënë se aktualisht janë stimuluar punëtorët që marrin afërsisht 700- 800 euro paga e jo ai që merr 200 euro.
“Ne u goditem haptazi nga pakoja e luftimit te inflacionit, Qeveria duke e ditë qe punëtoret e sektorit kanë 3 herë paga me te vogla, ndau mjete për ata te sektorit publik dhe jo ata privat, punëtoret janë shume të zhgënjyer, neve na qiti në cilësinë e lëmoshës, është stimuluar punëtori që merr 700- 800 euro pagë e jo ai që merr 200 euro”, ka thënë Azemi.
Sipas Azemit, sektori privat është goditur haptazi edhe në pakon për luftimin e inflacionit.
