Azemi kërkon respektimin e pagës minimale: Kemi paralajmëruar se nga 1 janari pagat duhet të jenë 425 euro - NACIONALE

Azemi kërkon respektimin e pagës minimale: Kemi paralajmëruar se nga 1 janari pagat duhet të jenë 425 euro

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka paralajmëruar masa sindikale ndaj kompanive që nuk e zbatojnë vendimin për pagën minimale.

Ai ka treguar se nga 1 janari i këtij viti paga minimale në Kosovë duhet të jetë 425 euro.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Azemi ka treguar për takimet që ka pasur me kompanitë private.

“Ne gjatë muajit dhjetor po edhe deri në mesin e muajit janar, kemi paralajmëruar të gjitha kompanitë dhe të gjitha institucionet të cilat e kanë pagën nën 425 euro, kemi paralajmëruar se pagat tona me 1 janar duhet të jenë pagë me 425 euro konform vendimit të Qeverisë së Kosovës. Ju e dini që paga minimale tani që nga 1 janari deri më 1 korrik është 425 euro dhe që nga 1 korriku është 500 euro që në njëfarë forme po themi nuk jemi dakorduar por është nxjerrë një vendim që duhet respektuar”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme