Avokati serb dorëzon kallëzim penal ndaj Radojiçiq për sulmin në Bajnskë
Avokati serb, Cedomir Stojkoviq ka njoftuar se sot ka dorëzuar kallëzim penal për terrorizëm ndaj Milan Radojiçiq dhe të paktën 30 personave të panjohur për kryerjen e sulmit terrorist në veri të Kosovës.
Kështu ka njoftuar vetë ai përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter.
“Të gjitha “grupet paramilitare” jashtë strukturës formale të shtetit, janë grupe terroriste, sipas ligjeve të Serbisë, veçanërisht nëse janë të armatosura rëndë dhe nëse duan përdorin forcën për arritje në politikë.” – ka shkruar ai.
🥁 Povodom događaja na Kosovu PREDAO SAM DANAS KRIVIČNU PRIJAVU ZBOG TERORIZMA I POMAGANJA U TERORIZMU
— Advokat Čedomir Stojković 🇷🇸🇺🇦 (@FIGHT_4_RIGHT_S) October 4, 2023
Protiv:
- Milana Radoičića;
- najmanje 30 NN lica koja su delovala 24.9.2023. u Banjskoj, Kosovo;
- više NN lica iz vrha državnih službi bezbednosti Srbije (pomaganje u… https://t.co/tVbrrlkTxm pic.twitter.com/U8h0m6DXAG
Kryeterroristi Millan Radojiçiq është liruar nga masa e ndalimit prej 48 orëve. Radojiçiq ishte kryeorganizatori i sulmit terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit. Nga ky sulm ndaj Policisë së Kosovës, u vra rreshteri tashmë hero i Kosovës, Afrim Bunjaku. Radojiçiq ka pranuar se ka organizuar komplet sulmin terrorist të 24 shtatorit.
Në njoftimin e Gjykatës në Beograd, gjyqtari për procedurën paraprake të Gjykatës së Lartë në Beograd ka hedhur poshtë propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për të caktuar paraburgim për shkak të rrezikut të arratisjes.
Sipas raportimit të mediave serbe, Radojiçiqit i është ndaluar largimi nga territori i Serbisë pa miratimin e gjykatës dhe i është ndaluar të hyjë në Kosovë.