Avokati i të drejtave të njeriut: Deklarimi i Vjosa Osmanit sikur ai i serbëve në Rambuje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në orët e mbrëmjes është deklaruar rreth zhvillimeve të ditës në Bruksel.
Përmes një komunikate, Osmani hodhi kritika ndaj kryediplomatit evropian, Josep Borrell, duke e etiketuar këtë të fundit si të njëanshëm.
Nuk ka shkuar shumë dhe ndaj kësaj deklarate, të transmetuar nga N1 në Beograd, ka reaguar avokati i të drejtave të njeriut, Milan Antonijeviq.
Ky i fundit përmes një cicërime në rrjetin social "Twitter" tha se kjo deklaratë e Osmanit po i ngjason me ato të liderëve serbë në Rambuje, deklaratë këto që më pas sollën dëme për Serbinë.
"Deklarata e Osmanit pak a shumë po më ngjan me atë çfarë kemi dëgjuar tash e 20 e ca vite më parë nga përfaqësuesit serbë në Rambuje, deklarata këto që më pas sollën dëme për vendin dhe popullin serb", shkroi ndër të tjerash Antonijeviq, që më pas replikoi edhe me lexuesit e tij.
Nešto mi izjava Osmani liči na ono što smo pre dvadeset i kusur godina gledali u Rambujeu kada su oni koji su predstavljali Srbiju davali slične izjave i time trajno naštetili Srbiji i našem narodu. https://t.co/n4Ik5842dL
— Milan Antonijević 🇷🇸🇪🇺 (@AntonMilan) November 21, 2022
