Avokati i pranoi 8 mijë euro nga klienti kinse për t’ia dhënë gjyqtarëve: Arrestohet nga Policia - NACIONALE

Avokati i pranoi 8 mijë euro nga klienti kinse për t’ia dhënë gjyqtarëve: Arrestohet nga Policia

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës e ka arrestuar avokatin me inicialet H.J.

Kjo pasi i njëjti dyshohet se ka kërkuar e pranuar 8 mijë euro nga një klient, me premtimin se ato do t’ia jap gjyqtarëve për të vendosur në favor të palës.

Ai është arrestuar nga Policia dhe është ndaluar fillimisht për 48 orë.

Njoftimi i Policisë:

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Sektori për Hetimin e Korrupsionit, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pas zhvillimit të hetimeve preliminare, sot më 08.06.2023 ka arrestuar personin e dyshuar H.J., (avokat, mashkull kosovar, viti i lindjes 1985), pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale ‘ushtrim i ndikimit’.

I dyshuari ka kërkuar dhe pranuar para në shumën prej 8000 (tetë mijë) euro nga një pale në procedurë pranë Gjykatës Themelore në Gjilan me premtimin që këto para i t’ia jap kolegjit të gjyqtarëve, në mënyrë që të njëjtit të nxjerrin vendim në favor të palës se mbrojtur nga i dyshuari.

Pas intervistimit i dyshuari, me vendim të Prokurorit të Shtetit nga PTH-Prishtinë ndalohet për 48 orë.

Lajme të ngjashme