Avokati Fetahu: Në një vend demokrati, Besnik Bislimi do të duhej të shkonte në ndalim për 48 orë
Faton Fetahu, avokat, ka komentuar në “Kallxo Pernime” situatën e djeshme të Kuvendit të Kosovës, ku kishte edhe përleshje fizike.
Ai ka theksuar se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ishte ai që e provokoi situatën. Sipas tij, në një vend demokratik Bislimi do të shkonte në paraburgim për 48 orë.
“Ishte veprimi i zëvendëskryeministrit që provokoi situatën. Deputetët e opozitës nuk u lejuan në shtruarjen e pyetjeve. Sot nuk patëm as gaz lotsjellës, as vezë e as mollotov. Shyqyr që qytetarët sot i kanë parë pamjet. Së pari me pasë qenë në një vend demokratik zëvendëskryeministri sonte nuk duhej ta bënë gjumin në banesën por duhej të shkonte në ndalim së paku 48 orë ndalim. Deputetët e opozitës mbrojtën veten dhe në një masë të caktuar mund ta kenë tepruar. Ata janë opozitarë. Aty dikush më shumë, dikush më pak. Deputetët e opozitës të vetmit mekanizma i kanë pyetjen parlamentare, ndonjëherë edhe demonstrim të tillë që nuk mund të krahasohet me veprimet që ka pasur në të kaluarën. Nuk mendoj që është e parëndësishme që mos me ditë një pyetje që e kanë pasur opozita” – tha Fetahu në emisionin “Kallxo Përnime”.