Avni Dehari a.k.a ‘Arbitri’ i shtetit, Zemaj: Duket në presion të madh, ndonjëherë po na vjen keq prej tij
Armend Zemaj i Lidhjes Demokratike të Kosovës referuar Avni Deharit, Kryesuesit thjesht ceremonial të seancës konstitutive, tha se ky i fundit duket të jetë në presion të madh dhe se partive ish-opozitare “ndonjëherë po na vjen keq”.
“Kryesuesi i seancës duket që është në presion të madh dhe neve ndonjëherë po na vjen keq. Më i nervozuar ai ose më i stresuar duket ai, sesa ne, ose mua që me ndërpritet fjala dhe më pamundësohet fjala”, tha ai, siç e citoi “Klan Kosova”.
“Është mirë edhe vet Gjykata Kushtetuese e ka thënë që Lëvizja Vetëvendosje si partia parë duhet të krijojë mundësinë e konsenzusit, bashkëpunimit, mirëbesimit. Çka ka më tepër sesa debate që e krijon një mirëbesim”, u shpreh tutje Zemaj.