“Ata që vijnë nga jashtë s ’kanë hapësirë”: Pse po largohen nga VV-ja dhe Qeveria ardhjet nga jashtë? - NACIONALE

“Ata që vijnë nga jashtë s ’kanë hapësirë”: Pse po largohen nga VV-ja dhe Qeveria ardhjet nga jashtë?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Para ardhjes në pushtet, Albin Kurti me krenari prezantonte ardhjet e reja në Lëvizjen Vetëvendosje. Me të njëjtin zell i prezantonte edhe emrat e ministrave që nuk ishin pjesë e VV-së, por që kishin ardhur nga diaspora për t`i shërbyer vendit.

Në këto adresimi, Kurti zotohej se ata do të kenë hapësirë të mjaftueshme në institucionet që ata do të shërbejnë. Sipas tij, në këtë mënyrë po realizohej edhe “kthimi i trurit” në Kosovë.

Por, pa kaluar gjysma e mandata po del e kundërta.

Ata që kanë aderuar zyrtarisht në VV dhe janë bërë deputetë dhe ata që kanë marrë poste ministrore pa u bë pjesë e partisë kanë shprehur pakënaqësi dhe kanë dhënë dorëheqje.

Më të zëshëm në pakënaqësitë e tyre kanë qenë ata që iu kishin bashkuar VV-së dhe ishin bërë deputetë. Kritikat më të mëdha i kishte shprehur deputeti Haki Abazi, i cili ishte bërë pjesë e VV-së në gusht të vitit 2019.

Kritika kishte shprehur edhe deputeti Fatmir Humolli, i cili iu kishte bashkuar listës së VV-së.

Para disa muajve të dytë janë larguar nga grupi parlament i VV-së dhe tashmë janë deputetë të pavarur.

Ndryshe nga deputetët, ministrat e diasporës publikisht nuk kanë folur për pakënaqësi.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, të cilët kishin ardhur nga SHBA-ja, përkatësisht Norvegjia për të shërbye në Kosovë, në letrat e dorëheqjes kanë thënë se veprimin e tyre e kanë bërë për shkaqe personale.

Pse po ndodh kjo?

Largimi i ministrave që kanë ardhur nga mërgata janë komentuar në mënyrë atë ndryshime.

Një interpretim interesant ka dhënë ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.

Ai ka bërë me dije ky largim tregon se ata që nuk janë nga rrethi i ngushtë i Lëvizjes Vetëvendosje e kanë të vështirë të qeverisin me dikasterin e tyre.

Ai ka vlerësuar se atyre nuk iu jepet hapësirë e duhur për të vepruar.

Po duket që secili njeri që vjen nga jashtë, në kuptimin jo nga jashtë Kosovës, por nga jashtë rrethit të ngushtë të Lëvizjes Vetëvendosje po e ka të vështirë për me qenë i lirë në punën e vet dhe në qeverisjen e dikastereve të cilët u janë besuar”, ka thënë Ymeri për Fornt Online.

Ymeri ka vlerësuar se arsyet e vërteta të largimit të ministrave nuk po tregohen në publik.

Mospajtimi i Mehajt me atë se çka po i bëhet Kosovës, veçanërisht FSK-së, e posaçërisht për përjashtimin e FSK-së nga “Defender Europe 2023”, është për mendimin tim mospajtim edhe i duhur, edhe konceptual edhe politik dhe për këtë natyrisht që ka dhënë dorëheqje dhe kisha dhënë edhe unë dorëheqje sepse çka i ka ndodhë FSK-së, me masat për të cilat Kurti nuk është brengos fare duke marrë parasysh edhe sanksionet që mund t’i vijnë Kosovës mendoj që është arsye e mjaftueshme për t’u larguar”, është shprehur ai.

Lëvdatat e Kurti për ministra e diasporës

Para emërimit në poste ekzekutive, kryeministri Albin Kurti kishte vetëm fjalë të mëdha për ministrat që kishin ardhur nga diaspora.

Me këtë fakt ai lavdërohej edhe gjatë intervistave për mediat e huaja.

Gjatë një interviste franceze, “Le Monde”, kryeministri kishte folur për dy ministra që lanë vendet ku jetonin, për t’u kthyer në Kosovë e për të shërbyer si ministra.

Siç shprehej i pari i Qeverisë atë kohë, dy ministra të tij u kthyen nga jashtë dhe se ai përpiqej që t’i kthente në Kosovë ata që kryenin shkollimin në vendet perëndimore.

Disa largohen, por disa kthehen. Dy prej ministrave të mi janë kthyer nga jashtë. Dhe unë përpiqem t’i sjellë të diplomuarit në institucione të vendit me shkollime nga vende perëndimore. Një e tretat e kosovarëve nuk jetojnë brenda vendit, kontributi financiar i diasporës përfaqëson 20 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.” – kishte deklaruar ai.

Aktualisht në Qeverinë e Kosovës vetëm ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvall, është zyrtare e lartë qeveritare që ka ardhur nga diaspora.

Lajme të ngjashme