Astrit Gashi: Pas luftës guerile po e përjetojmë qeverisjen guerile
Analisti Astrit Gashi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar rreth situatës së tensionuar në veri dhe vendimit të qeverisë për shtyerjen e reciprocitetit me kërkesën e Ambasadës Amerikane.
Për Gashin, qeveria Kurti është qeverisje guerile, siç shkruan ai “sulmo dhe tërhiqu”.
"Pas luftës guerile, tash po e përjetojmë edhe Qeverisjen Guerile: Sulmo dhe terhiqu!”, shkruan Gashi.
Ai gjithashtu e ka quajtur të zgjuar dëgjimin e Ambasadorit Howenier për ta shtyrë vendimin e reciprocitetit.
“PS. Vendim i zgjuar dëgjimi i këshilles së Ambasadorit Amerikan për 30 ditë pauzë. Shpresoj që edhe çfarë ka ndodhë sot ka qenë e kordinuar!”, përfundoi Gashi.