Asociacioni urgjent: Edhe Hill beson që s'ka nevojë për nënshkrim që marrëveshja të jetë ligjërisht e obligueshme - NACIONALE

Asociacioni urgjent: Edhe Hill beson që s'ka nevojë për nënshkrim që marrëveshja të jetë ligjërisht e obligueshme

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i ShBA-ve në Serbi, Christopher Hill, ka folur në lidhje me marrëveshjen që u arrit në Ohër.

Hill ka deklaruar se marrëveshja ishte ligjërisht e detyrueshme edhe pa nënshkrim, përcjell Danas.

Ambasadori Hill tutje shtoi se ishte bërë e qartë se formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ishte “urgjent dhe i rëndësishëm” duke kujtuar se ky obligim ishte pranuar nga Kosova para 10 vitesh.

“Unë kam qenë i përfshirë në shumë negociata ku nuk ka pasur asnjë nënshkrim në fund të procesit. E di që ka shumë diskutime për këtë gjë, por nuk mendoj se ka shumë rëndësi. Pyetja e vërtetë është të vazhdohet me zbatimin dhe kjo do të jetë interesante të shihet në javët dhe muajt e ardhshëm,” – u shpreh z. Hill.

Lajme të ngjashme