“Asnjë lloj rregullimi s`duhet të cenojë lirinë e shtypit”: Presidentja e IFJ-së i reagon ashpër KPM-së që gjobiti mediat në Kosovë
Presidentja e Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve(IFJ), Zuliana Lainez, ka reaguar ndaj dënimeve të fundit të Komisionit të Pavarur të Mediave ndaj disa mediave në Kosovës.
Në një mesazh mbështes për mediat dhe gazetarët në Kosovës, ajo ka thënë se asnjë lloj rregullimi nuk duhet të cenojë rendin juridik ndërkombëtar dhe respektimin e lirisë së shtypit.
Ajo ka bërë me dije se demokracia ka nevojë për gazetari të lirë.
“Dua të konfirmoj mbështetjen e Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve për gazetarët në Kosovë dhe për organizatën tonë anëtare. Për ne, asnjë lloj rregullimi nuk duhet të cenojë rendin juridik ndërkombëtar, respektimin e lirisë së shtypit dhe vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj mediave që janë kritike, sepse kjo është një formë censure. Demokracia ka nevojë për gazetari të lirë. Solidaritet me kolegët tanë”, ka thënë Lanez.