Asnjë fjalë: Shteti i Kosovës hesht përball bllokadës nga Bosnja ndaj produkteve të Vita-s - NACIONALE

Asnjë fjalë: Shteti i Kosovës hesht përball bllokadës nga Bosnja ndaj produkteve të Vita-s

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Që një kohë, shteti i Bosnjës dhe Hercegovinës ka marrë vendim që të bllokojë prodhimet e Koosvës, të cilat kanë gjetur hapësirë në tregun boshnjak. Ndonëse në kundërshtim me parimet e marrëveshjes së CEFTA-s, që garanton lëvizjen e lirë të mallrave, Bosnja po vazhdon të bllokojë mallrat e kompanisë kosovare “Vita”.

Rasti bëhet edhe më tragjik për shkak të heshtjes së Qeverisë së Kosovës, autoritet që do të duhej t’i mbronte prodhimet vendore. Siç raportin gazeta Paparaci, përkundër ankesave e njoftimit të institucioneve relevante kosovare nga kompnia Vita në lidhje me këdo bllokada, deri më tani nuk ka ndonjë reagim nga shteti i Kosovës.

Tutje, Paparaci tregon se ka kaërkuar sqarime nga Ministria e Tregtisë lidhur me këtë çështje, port ë njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje në lidhje me bllokadën e vendosur nga Bosnja ndaj prodhuesve kosovarë, përfshirë kundrejt kompanisë Vita.

Në lidhje me bllokadën e produkteve të saj nga Bosnja, Vita e kishte lëshuar një komunikatë për media, ku kishte njoftuar për barrierat jo tarifore të aplikuara kundrejt produktit të tyre.

“Kompania “Vita” si lider dhe themeluesi i industrisë së qumështit në Kosovën e pas luftës është duke u bllokuar me barriera jo tarifore të eksportoj produketet në territorin e Bosnjës dhe Hercegovines duke mos respektuar marrëveshjet regjionale të Tregtisë së Lirë dhe duke i shkaktuar dëme ekonomike direkte vendit tonë.” - thuhej në komunikatë.

Tutje, në njoftim theksohej se përkundër tentimeve për të marrë sqarime nga shteti i Bosnjës dhe autoritetet e saj, nuk ka arritur të marrë ndonjë përgjgije për diskriminimin ndaj produkteve të saj.

Ne kemi bërë tentime të vazhdueshme me institucionet e Bosnjes dhe Hercegovines në mënyrë që të kemi trajtim të njëjtë siç kanë produket e importuara nga Bosnja në vendin tonë, siç është qumështi MIGI, Milko, Megle dhe shumë produkte të tjera ushqimore, mirëpo deri më tani vetëm jemi injoruar dhe bllokada vazhdon.” - vlerësohej në komunikatë.

Në bazë të të dhënave rreth volumit tregtar mes dy vendeve, vërehet se Kosova ka një balancë negativ, pasi importon 66 milionë euro nga Bosnja, ndërsa eksporton vetëm 11 milionë euro.

Lajme të ngjashme