Asambleja Parlamentare e KiE-së: Asociacioni të shqyrtohet si zotim pas pranimit të Kosovës - NACIONALE

Asambleja Parlamentare e KiE-së: Asociacioni të shqyrtohet si zotim pas pranimit të Kosovës

2 javë më parë

nga NACIONALE

Asambleja Parlamentar e Këshillit të Evropës (PACE) ka rekomanduar që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. Në njoftimin e tyre pas votimit në këtë asamble, është përmendur çështja e Asociacionit “si një hap i rëndësishëm” që Kosova duhet të zotohet se do ta bëjë pas pranimit në KiE.

Në komunikatën e PACE-it, është nënvizuar çështja e themelimit të Asociacionit si një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të serbëve të Kosovës.

Sipas këtij njoftimi, PACE po kërkon zotim nga Kosova që pas pranimit në Këshillin e Evropës të themelojë Asociacionin.

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të ishte “një hap i rëndësishëm” për ta siguruar mbrojtjen e të drejtave të serbëve të Kosovës, u shtua, dhe “duhet të shfaqet në shqyrtimin në të ardhmen të aplikimit të Kosovës nga Komiteti i Ministrave për t’u pranuar në Këshillin e Evropës, si një zotim pas pranimit”.” – thuhet në komunikatë.

Tutje, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka përshëndetur vendimin e Qeverisë për Manastrin e Deçanit, duke e quajtur “përparim të madh”.

Kuvendi e përshëndeti si “një përparim të madh” zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin e Manastirit të Deçanit, për të cilin tha se ishte “një shenjë e prekshme e përkushtimit të qeverisë për të vepruar në përputhje të plotë me sundimin e ligjit. pavarësisht nga konsideratat politike”.” – thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, aty është bërë thirrje për diplomaci, dialog dhe kompromis, pasi një numër i shteteve të Këshillit të Evropës nuk e njohin shtetin e Kosovës.

Asambleja Parlametare ka bërë thirrje që kjo gjë të mos paragjykohet nga Komiteti i Ministrave.

Duke i pranuar “rrethanat e pashembullta” të aplikimit, duke marrë parasysh se një numër i shteteve anëtare të Këshillit të Evropës nuk e njohin Kosovën si shtet, Asambleja bëri thirrje për “diplomaci, dialog dhe kompromis”. Ajo e ftoi Komitetin e Ministrave që të sigurohet që anëtarësia e Kosovës të jetë “pa paragjykim ndaj pozicioneve të shteteve anëtare individuale sa i përket shtetësisë së Kosovës”.” – thuhet ndër të tjera.

Pranimi i aplikimi të Kosovës në KiE

Me 131 vota pro, 29 kundër dhe 11 mbetën abstenime, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi raportin e Dora Bakoyanis që fton KiE-në të pranojë Kosovën si anëtare të saj, duke shënuar një hap tejet të rëndësishëm drejt anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Pas kalimit në Asamble, Kosova tani pret rezultatin e votimit në Këshillin e Ministrave të Jashtëm për t'u bërë anëtare e plotë në KiE.

Ky hap është mirëpritur në Kosovë.

Kryeministri, Albin Kurti beson që edhe në Komitetin e Ministrave, Kosova të mos pengohet.

Faza e radhës dhe e fundit që na pret është ministeriali në muajin maj. Meqenëse që nga viti 1951, Komiteti i Ministrave nuk ka marrë vendim ndryshe nga Opinioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, besojmë që edhe faza e ardhshme do të përmbyllet me sukses. Megjithatë, puna jonë do të vazhdojë.” – ka thënë ai.

Nga ana tjetër, pala serbe ka paralajmëruar se do të largohet nga KiE nëse Kosova pranohet.

Kryesuesja e deputetëve serbë në Asamblenë Parlamentare e ka kundërshtuar raportin e Dora Bakoyanis për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Serbia, tha ajo, e konsideorn Kosovën “pjesë integrale”.

Ne jemi të vogël si vend, por kemi integritet. Serbia s’do të jetë pjesë e një institucioni që shkel të drejtën ndërkombëtare.” – ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme