Arrijnë votat e para nga diaspora
Mbrëmjen e së martës kanë arritur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve votat e para nga diaspora.
Zëdhënësi Valmir Elezi ka bërë me dije se në KQZ janë dërguar 36 mijë e 500 pako me fletëvotime nga kutitë postare në Gjermani e Zvicër.
“Edhe procesi i vlerësimit të dërgesave postare do të mund të vëzhgohet nga vëzhgues të akredituar nga KQZ-ja, të cilët do të njoftohen me kohë” - ka thënë ai.
Theksojmë se votimi me post ka filluar më 9 janar dhe përfundon më 8 shkurt, një ditë para datës së zgjedhjeve.