Arrestohet një person që kishte dhunuar një grua duke u paraqitur rrejshëm si zyrtar policor - NACIONALE

Arrestohet një person që kishte dhunuar një grua duke u paraqitur rrejshëm si zyrtar policor

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për dhunim.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari veprën e dhunimit e ka kryer ndaj ankueses femër, duke u prezantuar si polic i rrejshëm.

‘’R.S, mashkull 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se veprën e dhunimit, ndaj ankueses (femër) e ka kryer, duke u prezantuar rrejshëm (si zyrtar policor),’’- thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se personi i arrestuar pas një punë disa mujore.

‘’Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, sot kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale të dhunimit, të raportuar më datë 10.09.2022. Puna disa mujore e hetuesve policor ka rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar dhe arrestimin e tij.’’- thuhet tutje në njoftim.

Me vendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, personi i dyshuar është dërguar në vuajtje të dënimit, pasi që ndaj tij kanë qenë 7 urdhëresa aktive nga Gjykata.

Lajme të ngjashme